Felaj: Protestat e dhunshme në dëm të aspiratave europiane të Shqipërisë

Shqipëria

Felaj: Protestat e dhunshme në dëm të aspiratave europiane të Shqipërisë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:38
Ermonela Felaj

Ermonela Felaj, Deputete e Partisë Socialiste dhe  Kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, gjatë një interviste për abcnews, u shpreh se protesta e dhunshme të orkestruara nga opozita janë të protesta të cilat nuk dëmtojnë mazhorancën, por vendin, aspiratat dhe qytetarëve shqiptarë për integrim në Bashkimin Europianë.

Sipas Felaj, protestat e opozitës kanë si skenarë stisje e një revolte popullore kundër qeverisë, por që në të vërtet nuk është kështu, por është shenjë e dëshpërimit të Partisë Demokratike, pasi ka humbur mbështetjen masive të qytetarëve.

“Qëndrimi i Partisë Socialiste dhe maxhorancës në tërësi në vija të përgjithshme është i njëjtë me ato të ambasadave të akredituara në vendin tonë. Nuk duhet dhunë në protestë”, tha Felaj.

“Partia Demokratike është duke përshkallëzuar veprimet e veta, që duhet të na bëjë të gjithëve të kuptojmë se kjo vjen si shprehje e dëshpërimit të PD që e ka humbur mbështetjen në masë nga ana e popullit dhe kjo duket nga shumë element në fakt, dhe veçanërisht angazhimi i elementëve të dhunës, tregon pamundësinë e kësaj opozite për të gjetur zgjidhje demokratike”.

“Ne, tha Felaj, jemi treguar të qartë dhe i kemi bërë apel opozitës për të dialoguar me mazhorancën. Nuk presim ndonjë gjë ndryshe nga protestat e mëparshme Kjo protestë do të jetë e ngjashme me atë të 11 majit”, vijoi Felaj, e  cila i bëri thirrje mbështetësve të PD. “Qytetarët për 1001 arsye mbështesin PD të mos bëhen pjesë e veprimeve të dhunshme. Ato janë në dëm të interesit të Shqipërisë, shqiptarëve dhe janë në dëm të integrimit dhe përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta të ditës”, theksoi Felaj.

Deputetja e PS i bëri thirrje PD për dialog. “Patjetër qëndron ftesa e hapur për dialog. Për hir të seriozitet që kemi treguar gjithnjë, jo më larg se disa ditë më parë qeveria mori dy vendime të rëndësishme. Qeveria së pari ndaloi përdorimin e administratës zgjedhore gjatë fushatës elektorale në orarin zyrtarë të punës dhe së dyti, janë ndaluar të gjitha prokurimet publike në çdo nivel përgjatë këtyre dy muajve fushë. Me arsye që asnjë prokurim publik të mos keqpërdoret gjatë kësaj periudhe. Këto dy vendime lidhen dhe me vendimet e marra gjatë marrëveshjes së majit 2017 me kreun e PD, Lulzim Basha”, theksoi Felaj.

Sa i takon reformës zgjedhore, Deputetja Felaj tha se në tryezën e reformës zgjedhore është përcaktuar një draft i dakordësuar edhe me ish deputet të PD, por që për arsye të mos arsyes së opozitës nuk shqyrtua. “Ne kemi një draft të dakordësuar me deputetët Opozitës para se të linin parlamentin. Unë kam qenë pjesë e reformës zgjedhore dhe drafti ka qenë sipas kërkesave të OSBE-së.  Por opozita u largua nga kuvendi dhe refuzon dialogun. Pa asnjë dyshim, theksoi, ne i qëndrojmë asaj që kemi thënë dhe jemi të gatshëm për dialog. Kemi një qëndrim të hapur me opozitën”, shtoi Felaj më tej.

Gjithashtu Deputetja e PS tha se tubimet e pa autorizuara nga Policia e Shtetit janë tubime të paligjshme dhe dënohen sipas ligjit. “Do ju bëja një apel institucioneve ligj zbatuese të jenë në ndjekje të fakteve dhe organizatorëve të veprimeve të dhunshme. Ne kemi lejuar që protesta të ndodhi. Kemi garantuar zhvillimin e protestave dhe fatkeqësisht theksi është vënë te ajo që ka bërë policia, jo te elementët që ushtruan dhunë dhe që vunë në shënjestër Policinë dhe jo objektet institucionale”, tha Felaj.

“Kam parë e dëgjuar nga pjesëtarë të PD që dalin e thonë se skanë nevojë për të marrë leje nga Policia për protestë. Gjithnjë duhet leje nga Policia e Shtetit për protestë, por si duket duke dalë nga sistemi kanë dalë nga çdo lloj logjike e rregullave që funksionon nga një shoqëri e qytetëruar”, tha Felaj.

Felaj në fund të intervistës kujtoi sërish se veprimet e dhunshme janë në dëme të interesave të vendit. “Këto janë veprime që godasin interesin e vendit, përcjellin imazhe të trishta për vendin e i bëjnë dëm aspiratave të shqiptarëve dhe për integrimin e vendit të BE, pasi këto situata rrisin skepticizmin.  E gjithë kjo që po ndodh në mënyrë të stisur ka për qëllim për të treguar se ka një popull të revoltuar ndaj qeverisë së vet, por është diçka që lidhet me ambicien e PD për të marrë pushtetin në tavolinë e jo përmes proceseve demokratike, që lidhet me votimin”, tha ajo.

“Faktori ndërkombëtarë nuk bënë deklarata për të mbrojtur maxhorancën e një vendi. Por janë deklarata që i referohen të vërtetës dhe që tentojnë të bëjnë qytetarët të kuptojnë se cila është e vërteta”.

“Ne e ftojmë PD, opozitën, LSI të ulen në tryezë e të dialogojmë. Ka  ardhur moment të themi jemi për dialog, apo ti vëmë zjarrin vendin për të mbrojtur e shpëtuar Sali Berishën”, tha Felaj. “Që nga moment që ne bëmë reformën në drejtësi PD nuk donte ta votonte me unanimitet. Kam qenë pjesë e diskutimeve dhe ka qenë prezenca e shtuar e ndërkombëtarëve që insistoi deri në fund për miratimin e reformës në drejtësi me unanimitet. Vettingu u vonua se PD hyri në çadër, pati problem dhe për përzgjedhjen e KLP e KLGJ, sepse opozita nuk e miratoi dhe nuk e votoi. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Veprimet kanë qenë gjithnjë kundërshtuese me reformën në drejtësi  dhe këtu çalon dhe problem i PD”, tha Felaj. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat