Ambasada holandeze: Aktorët politikë të tregojnë përgjegjshmëri

Shqipëria

Ambasada holandeze: Aktorët politikë të tregojnë përgjegjshmëri

Më: 13 maj 2019 Në ora: 20:17
Ambasada holandeze

Ambasada e Holandës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë të tregojnë përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje.

Përmes një deklarate për shtyp, Ambasada holandeze reagoi për protestën e organizuar sot nga opozita në Tiranë.

“Në pritje të protestës së lajmëruar nga opozita, ne ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë të tregojnë përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje”, thuhet në këtë deklaratë.

Në deklarata të veçanta, selitë kryesore diplomatike në Tiranë u bënë thirrje sot krerëve të opozitës që të sigurojnë protesta paqësore dhe të dënojnë dhunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat