“As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët”- Reagon ish-Presidenti

Shqipëria

“As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët”- Reagon ish-Presidenti

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:25
Protesta

Ish-Presidenti Bujar Nishani, shkruan se në rrjetet sociale se dhjetëra mijëra persona dolën sërish në shesh sot, duke shtuar se revoltën e tyre nuk e ndalin as gazi helmues dhe as qelitë.

“Dhjetëra mijëra përsëri në shesh kundër qeverisjes së pushtetit me bandat e krimit të organizuar.

As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët.

Shqiptarët janë ngritur në revoltë për rikthimin e lirive të tyre themelore.

Të drejtën e votës së lirë !

Shtetin e çliruar nga krimi i organizuar !

Ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar”, shkruan Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat