Petrit Vasili: Rama po përpiqet të lajë duart e gjakosura në konferenca shtypi

Shqipëria

Petrit Vasili: Rama po përpiqet të lajë duart e gjakosura në konferenca shtypi

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:58
Petrit Vasili

Petrit Vasili ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se Rama për rolin e prokuorit dhe gjykatësit për Vangjush Dakon, Saimir Tahirin dhe 21 janarin.

Ai shtoi se drejtësia e Ramës është alibia për kriminelët. Ndërsa theksoi se kryeministri nuk çliron dot ankthin e duarve të lyera me gjak.

Petrit Vasili: "Kuvendi ka mbetur pa qeverisje. Pushtuesi i Parlamentit i tregoi shqiptarëve burgun. Ka ofruar të bëjë prokurorin, gjykatësin për të akuzuarit e tij. Bëri avokatin e Dakos, Saimir Tahirit dhe avokatin e 21 janarit që e shkaktoi vetë. Gatuesit e 21 janarit paskan alibi sot. Agron Malaj është i pafajshëm megjithëse ishte shefi i grupit të zjarrit në 2011. Edi Rama atij i jep alibinë, titull, amnistinë e gjithçka. Drejtësia e Edi Ramës është alibia për kriminelët.

Refuzimi masiv i qytetarëve nuk është problem për Ramën, mafton të ketë gjithë pushtetin. Edi Rama qau për Kushtetutën, tha se është e paprekshme për të dhe se datat e zgjedhjeve nuk mund të lëvizin. Ishte Edi Rama që shtyu zgjedhjet 2 muaj për një copë certifikatë në vitin 2007. Kur Rama trembet kushtetuta shkelet.

Nuk kanë faj tha. Ju qytetarë që dilni për bukën e gojës, ju duhet të shkoni në burg me faj apo faj. Ju do përdhunoheni pa faj e pa akuzë ashtu si Sahli Dollapi.

Ka vetëm një zgjidhje, ajo që qytetarët i treguan Edi Ramës që nuk bëjmë asnjë kompromis me ty. Edi Rama nuk çliron dot ankthin e duarve të lyera me gjak. Asnjë hap pas. Ora e tij ka rënë. Edi Rama është në grahmat e fundit. Përpiqet ti lajë duke qëndruar në konferenca shtypi, përpiqet ti pastrojë por ato mbeten duar të gjakosura me votat e kriminalizuara të qytetarëve që janë gjaku, vullneti dhe e ardhmja e tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat