Kërcënimi ndaj Borchardt, Duma: S’ka ndodhur asgjë, element të tillë të shtohen

Shqipëria

Kërcënimi ndaj Borchardt, Duma: S’ka ndodhur asgjë, element të tillë të shtohen

Më: 14 maj 2019 Në ora: 23:19
Grida Duma

Ish-deputetja Grida Duma ka komentuar sulmin e bërë ndaj banesës së ambasadorit të OSBE-së Bern Borchardt. Shënimet e lëna në banëesën e ambasadorit, Duma i cilësoi si një qëndrim të shkruar.

“Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë. Janë disa shënime që kanë vënë një qëndrim. Kaq. Nuk kam komunikuar për ngjarjen me Borchardt. Kishim detyrim të njoftonim ndërkombëtarët për këtë incident,”- tha Duma.

Grida komentoi më tej edhe videon e publikuar ku shiheshin disa të rinj të PD-së dhe LSI-së, mes tyre Marsjan Frroku dhe Frenkli Prengaj të cilët shkruan me bojë në murin ku banon ambasadori. Sipas ish-deputetes, reagime të tilla duhet të shtohen pasi nxjerrin në pah një qëndrim civil ndryshe.

“Ata janë disa të rinjtë që nuk u fshehën por shprehën një qëndrim të tyrin civil. Të tilla gjëra na ndodhin të githëve në rrugë. S’ka asgjë këtu. Nëse shtohet është element demokratik,”- u shpreh ish-deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat