Hapja e negociatave, Cakaj: Inkurajuese mbështetja e parlamentarëve gjermanë

Shqipëria

Hapja e negociatave, Cakaj: Inkurajuese mbështetja e parlamentarëve gjermanë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:25
Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me parlamentarë gjermanë.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me parlamentarë gjermanë.

Konkretisht, Ministri në Detyrë, Gent Cakaj u takua me Norbert Röttgen, Kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Bundestag, me Katrin Staffler, Reportere për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane, me Thomas Hacker nga Demokratët e Lirë (FDP), njëkohësisht dhe Raporter i FDP për Shqipërinë, me Patrick Sensburg, Kryetar i Komitetit të Shqyrtimit të Zgjedhjeve, Imunitetit dhe Procedurave ligjore, në Bundestag dhe me Manuel Sarrazin, Reporter për Shqipërinë, Përfaqësues i të Gjelbërve në Komitetin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman.

Në takimin me Norbert Rottgen, ky i fundit rikonfirmoi idenë dhe bindjen e tij se BE-ja nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, duke siguruar mbështetjen për negociatat dhe nxitjen e procesit.

Gjatë takimit me Hacker, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se koncepti dhe interesi i përbashkët evropian nënkupton një rajon të integruar, të qëndrueshëm dhe të sigurt, por në këtë drejtim perspektiva e integrimit në BE, është një promotor i shkëlqyeshëm për kapërcimin e nacionalizmave dhe konflikteve të së shkuarës në Ballkan.

Ministri Cakaj ka shprehur vlerësimet maksimale për angazhimin e Gjermanisë dhe vëmendjen e kushtuar ndaj Shqipërisë, çka demonstrohet nga fokusi i shtuar i Bundestagut dhe numri i lartë i vizitave të parlamentarëve gjermanë në vendin tonë.

Ministri në Detyrë Cakaj u paraqiti përfaqësuesve të Bundestagut, një tablo të detajuar të ecurisë së deritanishme të procesit të vetingut dhe reformës në drejtësi, rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë ligj zbatuese të vendeve partnere.

Ministri në Detyrë Cakaj u kërkoi përfaqësuesve të Bundestag-ut vazhdimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e procesit të saj transformues, në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësim, bazuar në meritë dhe në përmbushje të procesit të reformave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat