Vrau ish-bashkëshorten. Apeli e lë në burg për jetë vrasësin e gjyqtares

Shqipëria

Vrau ish-bashkëshorten. Apeli e lë në burg për jetë vrasësin e gjyqtares

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:28
Fadil Kasemi

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildese Hafizi.

Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.

Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuar atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat