KQZ iu jep mandatin e deputetit dy kandidatëve të LSI dhe një të PD

Shqipëria

KQZ iu jep mandatin e deputetit dy kandidatëve të LSI dhe një të PD

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:33
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme sotme,

iu ka dhënë mandatet e deputetëve, dy kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një tjetër të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Halit Valterin, kandidat në qarkun e Tiranës në radhët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë nga radhët e LSI mandatin e ka marrë Edmond Stojku në Qarkun e Tiranës dhe Vasli Sterjlofski në qarkun e Korçës.

Deputetët e rinj pritet që të bëjnë betimin në seancën e ardhshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat