Kriza politike, Meta apel të fortë: Të reflektohet urgjentisht, pasoja tepër të rënda në ekonomi

Shqipëria

Kriza politike, Meta apel të fortë: Të reflektohet urgjentisht, pasoja tepër të rënda në ekonomi

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:39
Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhene mesazhe te forta per politiken, teksa ka qene i pranishem ne celjen e sezonit turistik ne Skrapar.

Duke theksuar se kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi, Meta ka bere apel: “Te reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”.

Mesazhi i Metës

Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!
Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.
Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat