“Himara në duar të dy hajdutëve”, biznesmeni i njohur akuzon kandidatët Goro dhe Belerin: Janë në shërbim të… - Bota Sot
“Himara në duar të dy hajdutëve”, biznesmeni i njohur akuzon kandidatët Goro dhe Belerin: Janë në shërbim të…

Shqipëria

“Himara në duar të dy hajdutëve”, biznesmeni i njohur akuzon kandidatët Goro dhe Belerin: Janë në shërbim të…

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:51
Nikollaq Neranxi

Biznesmeni i njohur, Nikollaq Neranxi ka komentuar dy kandidatët që garojnë për Bashkinë e Himarës, Jorgo Goron e PS-së dhe Fredi Belerin, i cili është futur në garë si i pavarur.

Për Kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave të Himarës, Nikollaq Neranxhi, ky qytet ka mbetur ne duart e dy hajdutëve, të cilët mbështeten nga politika shqiptaro-greke.

“Grekët vunë në garë njeriu e tyre, si garant se ai do përfaqësojë më së miri interesat e tyre, të cilat janë ndarja e Himarës si plaçkë, mes politikanësh dhe oligarkësh këndej dhe andej kufirit. Beleri do të punojë që zgjedhjet t’i fitojë përsëri Goro dhe në këmbim, ai dhe shefat e tij, do të shpërblehen me llokma tokash në bregdet. Pra mos prisni nga Beleri që të flasë në fushatë për Vorio Epirin, tashmë ata kanë gjetur rrugë më të lehta dhe më të sofistikuara për ta pushtuar atë zonë, mjafton të grabisin tokat, të ndërtojnë aty hotelet dhe resortet e tyre dhe ja ku u bë i tyri!

Ky pra është fati i Himarës, për kreun e së cilës janë vënë në “garë” dy individë, njëri më hajdut se tjetri, me kurrizin e kërrusur deri në fund të këmbëve nga shërbimet që ju bëjnë shefave të tyre, në misionin e madh për të grabitur Himarën, për të dëbuar banorët e saj autoktonë dhe për të zhdukur historinë e saj të lavdishme. Beleri ka filluar shërbimin që disa muaj më parë, duke vënë firma në emër të banorëve, për të grabitur pronat tona, në bashkëpunim me Goron, dhe që të dy kanë akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, përderisa askush nuk merr mundimin t’i ndalojë”, shkruan ai.

 Statusi i plotë i Nikollaq Neranxit

Dy kandidatë janë regjistruar në KQZ për të konkurruar për kreun e Bashkisë së Himarës: Jorgo Goro i cili kërkon një mandat të tretë dhe Fredi Beleri i cili kërkon një humbje të dytë. Në fakt gjithçka ishte e pritshme: Jorgo Goro do rikandidohej nga Rama, si njeriu i cili është vënë në shërbim të tij për të gjitha projektet që kanë të bëjnë me grabitjen e tokave në bregdet, ku çdo centimeter ka pronar banorët autoktonë. Pra nuk kishte arsye të lëvizte një shërbëtor kaq të zellshëm. Nga ana tjetër i vihet përballë një kandidat i cili ka qenë gjatë gjithë kohës një shërbëtor i fshehur i kësaj qeverie dhe shërbëtor i hapur i politikës greke.

Grekët vunë në garë njeriu e tyre, si garant se ai do përfaqësojë më së miri interesat e tyre, të cilat janë ndarja e Himarës si plaçkë, mes politikanësh dhe oligarkësh këndej dhe andej kufirit. Beleri do të punojë që zgjedhjet t’i fitojë përsëri Goro dhe në këmbim, ai dhe shefat e tij, do të shpërblehen me llokma tokash në bregdet. Pra mos prisni nga Beleri që të flasë në fushatë për Vorio Epirin, tashmë ata kanë gjetur rrugë më të lehta dhe më të sofistikuara për ta pushtuar atë zonë, mjafton të grabisin tokat, të ndërtojnë aty hotelet dhe resortet e tyre dhe ja ku u bë i tyri!

Ky pra është fati i Himarës, për kreun e së cilës janë vënë në “garë” dy individë, njëri më hajdut se tjetri, me kurrizin e kërrusur deri në fund të këmbëve nga shërbimet që ju bëjnë shefave të tyre, në misionin e madh për të grabitur Himarën, për të dëbuar banorët e saj autoktonë dhe për të zhdukur historinë e saj të lavdishme. Beleri ka filluar shërbimin që disa muaj më parë, duke vënë firma në emër të banorëve, për të grabitur pronat tona, në bashkëpunim me Goron, dhe që të dy kanë akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, përderisa askush nuk merr mundimin t’i ndalojë.

P.S Ky shkrim nuk këshillohet të lexohet nga himariotët të cilët e nisin dhe e bitisin ditën e tyre me lloqe dhe raki buzë detit, pasi nuk është mirë të shqetësohen në “luftën” e madhe që po bëjnë për të mbrojtur vendin e të parëve të tyre.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historise dhe Kulturës, Himarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...