KQZ zëvendëson 5 deputetët socialistë, ja kush janë 11 deputetët që betohen të enjten

Shqipëria

KQZ zëvendëson 5 deputetët socialistë, ja kush janë 11 deputetët që betohen të enjten

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:23
Foto

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar 5 deputetët në grupin parlamentar të PS-së, të cilët lanë mandatet për të kandiduar për kryetarë Bashkie në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko merr mandatin e deputetit Rakip Suli në Kamzë.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Adriana Jaku merr mandatin e deputetit Pjerin Ndreu në Lezhë.

Florenc Spaho merr mandatin e deputetit Nuri Belba në Prrenjas.

Ardit Konomi merr mandatin e deputetit Ilir Xhakolli në Pogradec.

Laert Duro merr mandatin e deputetit Flamur Golemi në Gjirokastër.

Së bashku me 5 deputetët e rinj socialist në seancën plenare të së enjtes pritet të bëjnë betimin edhe 5 deputetët nga listat e PD-LSI që kanë marrë mandatin dje dhe sot nga KQZ, përkatësisht Halit Valteri, Vasil Sterjofski, Edmond Stojku, Suzana Topi, Selami Janishehu dhe Besnik Troplini.

Deri tani, numri i deputetëve shkon në 121 në Kuvend , 79 nga shumica dhe 42 nga opozita dhe duhen edhe 19 deputetë për të plotësuar numrin 140.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat