“Shkrimi i Bild i porositur nga opozita”, reagon profesori ndërkombëtar: Kjo media gjermane rrëzoi nga detyra presidentin - Bota Sot
“Shkrimi i Bild i porositur nga opozita”, reagon profesori ndërkombëtar: Kjo media gjermane rrëzoi nga detyra presidentin

Shqipëria

“Shkrimi i Bild i porositur nga opozita”, reagon profesori ndërkombëtar: Kjo media gjermane rrëzoi nga detyra presidentin

Nga: G.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 18:57
Protesta në Tiranë

Gazeta gjermane Bild ka bërë një shkrim në lidhje me protestën në Shqipëri.

Lidhur me këtë, profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka thënë se dikush nga selia e Rilindjes ka thënë se ky shkrim është paguar nga opozita, por që thotë se ata nuk e dinë se mediat gjermane nuk janë si mediat shqiptare që shiten e blihen në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sot dikush nga selia e Rilindjes tha se ky shkrim i BILD-it gjerman është paguar nga opozita!
Nuk kanë si ta dijnë të mjerët se kjo gazetë dhe mediat e tjera gjermane nuk janë si mediat shqiptare, të cilat blihen e shiten te çdo padron që në Shqipëri vjen në pushtet!
Dikush duhet t'i thotë kryeministrit dhe zërave që ai komandon para kamerave se BILD-Zeitung ka rrëzuar nga detyra presidentin gjerman, thjesht pse ai telefonoi redaksinë e kësaj gazete dhe se kjo telefonatë u konsiderua si ndërhyrje në pavarësinë e medias.
Por për rilindasit tanë që parim themelor kanë manipulimin e opinionit me pagesa extra, tendera dhe favore për mediat laviere të vendit tim është jashtë optikës përceptuese të tyre që ndonjë media në botë të jetë e pavarur!
Nguliteni mirë në mendje zonja dhe zotërinj të Rilindjes se Gjermania dhe media gjermane nuk funksionon siç funksiononi ju, me korrupsion, pengmarrje, lidhje me krimin e kriminelët, ose me joshje prej batakqinjsh! Nuk është BILD-i si psh ishte Vlahutini e është sot ndonjë tjetër diplomat i huaj në Shqipëri që lëpijnë pështymën e kryeministrit të Shqipërisë në këmbim të favoreve financiare që ai ua jep!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...