“Skifteri” shqiptar tregon si i kryente vjedhjet në Gjermani: Hynim nga dritaret…

Shqipëria

“Skifteri” shqiptar tregon si i kryente vjedhjet në Gjermani: Hynim nga dritaret…

Më: 15 maj 2019 Në ora: 19:21
Foto

Një 41-vjeçar shqiptar është duke u përballur me drejtësinë gjermane, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për vjedhje.

Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari ka pranuar 12 prej 13 vjedhjeve për të cilat akuzohet, në praninë e avokates mbrojtëse.

Mësohet se avokatja i mbrojtës Ulf Weinhold, lexoi rrëfim me shkrim në emër të 41-vjeçarit shqiptar: Pas ndarjes nga gruaja ime dhe dy fëmijët e mi, kam humbur çdo mbështetje. Unë shpresoja të gjeja një punë në Gjermani dhe të krijoj një bazë që më pas të kisha mundësi të pajtohesha me gruan. Unë nuk munda të regjistrohesha në një punë të rregullt, kështu që fillova të kryej vjedhjet së bashku me kushëririn tim. Procedura e ndjekura janë të njëjtat me rezultat e hetimeve. Ne hynim nga dritaret për të grabitur shtëpitë si dhe ishim të pajisur me doreza dhe mjete të tjera. Ne më pas i shisnim sendet që grabisnim.’’

Shqiptari është ende në proces divorci me gruan e j e cila jeton në Itali. Sipas saj ai ka ikur nga Shqipëria në vitin 2016 drejt Francës. Në vin 2018 kishte shkuar në Gjermani dhe në 6 dhjetor të po këtij viti ai është arrestuar. Që nga ajo datë shqiptari është mbajtur në paraburgim. Gjithashtu mësohet se procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat