Shqiptarët e suksesshëm në Holandë, për të cilët nuk flet askush - Bota Sot
Shqiptarët e suksesshëm në Holandë, për të cilët nuk flet askush

Shqipëria

Shqiptarët e suksesshëm në Holandë, për të cilët nuk flet askush

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:58
Foto

Top Story udhëtoi edhe në Laiden, qytetin në jug të Holandës që njihet për universitetin më të vjetër të këtij vendi dhe që daton që në 1575. Në këtë qytet jep mësim në një shkollë të mesme profesionale edhe Polikseni Loman, e cila ashtu si sipërmarrësi Irakli Demiraku janë të habitur nga imazhi negativ që përcjellin mediat në Holandë.

“Imazhi është shumë negative, ne shqiptarët jemi hajdutë, jemi vjedhës, merremi me drogë, në bazë të asaj që pasqyron media, përshkrimi i shqiptarëve është një përshkrim i tmerrshëm. Dmth ne qenkëmi 100 herë më keq se marokenët ndërkohë që ky I fundit është populli që ka shkaktuar më shumë problem. Ne therim, vrasim, presim pa pikë ndjenje. Kjo është ajo që po thotë media këtu në Holandë”, tha Polikseni Loman, Mësuese.

Për mendimin tim nuk është reale ajo që thuhet në media… dhe ajo që pretendojnë politikanët holandezë. Sidomos me këtë ngjarje. Sepse nuk është e mundur që shqiptarët të destabilizojnë Holandën”, tha Irakli Demiraku, sipërmarrës.

Ndërkaq në Hagë, pak metra larg godinës së parlamentit që mbylli sesionin e pranverës pikërisht me një mocion kundër shqiptarëve, janë me dhjetra shqiptarët që kanë ngritur biznese të suksesshme. Ata ndihen keq për imazhin negativ me të cilin po pasqyrohen në politikën dhe median e këtij vendi, që sipas tyre nuk përputhet me realitetin.

“Ndihemi shumë keq. Dëgjojmë mediat dhe lajmet por i ekzagjerojnë dhe shumfishojnë shifrat. Pse po I bëhet kjo Shqipërisë. Do përgatisim një peticion dhe tit hemi kësaj deputetës se pse kë ngritur këto akuza, ne punojmë me ndershmëri”, tha Agron Seitaj, sipërmarrës.

“Nuk janë shqiptarët, problem i Holandës. Shqiptarët gjithmonë largohen për një ekonomi më të mirë”, tha Ilir Shahaj, kuzhinier.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...