Protestat/ Ahmetaj: Opozita ka qëllim prishjen e imazhit të vendit

Shqipëria

Protestat/ Ahmetaj: Opozita ka qëllim prishjen e imazhit të vendit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:39
Arben Ahmetaj

Në fjalën e tij në seannë plenare, ish-ministri i financave, Arben Ahmetaj u ndal në krizën politike që po kalon vendi si edhe në protestat e opozitës.

Ahmetaj tha se qëllimi i opozitës është vetëm një, të dëmtojë imazhin e Shqipërisë, ndërsa molotovi është simbol i saj.

“Ajo që po ndodh sot në politikë ka një qëllim, prishjen e imazhit dhe ristarimin e politikes e djegies. Molotvi është simbol i opozitës së tanishme. Pse duhet ti hedhës kryeministrisë molotov, të zësh rrugën. ju që keni marrë mandatet shpresoj të bashkoheni në një element, që bomba molotov nuk mund të jetë simboli i një opozite. Unë jam i bindur që në 30 qershor do kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di, por që kjo maxhorancë po bën të pamundurëm për zgjedhje të pastra të qeta, në favor të shërbimeve të qytetarëve dhe qeveria sot, maxhoranca sot po lutet në favor të vetëm një gjëje, jo të pushtetit, po për integrimin e Shqipërisë dhe shërbimeve të qytetarëve. Se pushteti nuk lëkundet me molotov”, u shpreh Ahmetaj, ndërsa replikoi edhe me kryesuesen e seancës, e cila i ndërpreu fjalën në përfundim të kohës së lejuar, duke i kujtuar se foninë e mbyll teknika.

“Ju e komandoni teknikën nuk është robotike”, tha Ahmetaj në përgjigje të nënkryetares së parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat