Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Tanushit

Shqipëria

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Tanushit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:40
Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Tanushit

Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci i ndërpreu fjalën deputetes Antoneta Dhima për të mbajtur një minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës me misionin e NATO-s në Letoni.

“Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”, tha Ruçi.

Ndërkohë pas homazheve në nder të Tanushit në Muzeu Kombëtar, do të mbahet ceremonia shtetërore më pas arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar  të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat