Që prej 2013, Shqipëria njohu rritjen më të lartë ekonomike në 10 vjetët e fundit

Shqipëria

Që prej 2013, Shqipëria njohu rritjen më të lartë ekonomike në 10 vjetët e fundit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

Deputetja e Partisë Socialistë për qarkun e Elbasanit, Evis Kushi në fjalën e mbajtur sot në Kuvend tha se përmirësimi i situatës ekonomike në vend ka mundësuar që Shqipëria të ketë rritjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

“Të dhënat e siguruara nga INSTAT flasin për një situatë ekonomike që ka ardhur në përmirësim nga viti në vit, që prej 2013. Unë do t’i referohesha veçanërisht dy statistikave: rritja ekonomike dhe papunësia. Rritja ekonomike ka kapur 4% ndërkohë që ne e gjetëm në një nivel 1% në vitin 2013. Pra, është rritja më e madhe e 10 viteve të fundit. Për sa i takon papunësisë, kjo e fundit ka arritur në nivelin 12,3% që gjithashtu në 30 vitet e fundit është shifra më e ulët madje edhe po ti referohemi papunësisë tek të rinjtë, ka arritur nivelin 19,3% çka përbën një diferencë të krahasueshme edhe më vendet e rajonit, për shembull nëse i referohemi Malit të Zi apo Serbisë që kanë një shifër prej 31% papunësi rinore. Po ti referohemi edhe ulje së borxhit, edhe referues të tjerë, të gjithë janë tregues statistikorë që flasin për një situatë optimiste në Shqipëri”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat