Protesta e së hënës/ Gjykata merr vendimin për të arrestuarit

Shqipëria

Protesta e së hënës/ Gjykata merr vendimin për të arrestuarit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:16
Foto

Gjykata ka marrë vendimin për të arrestuarit e protestës së të hënës në Tiranë.

Janë vendosur 5 masa detyrim paraqitje dhe 2 arrest shtëpie.

Masa detyrim paraqitje është dhënë për: Arelin ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba.

Ndërsa masa arrest shtëpie për: Dritan Kuka dhe Qazim Nazera.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë: Kundërshtim i policisë me dhunë, shkatërrim prone dhe prishje e qetësisë publike.

Ata i thanë gjykatës se gjatë arrestimit të tyre ishte ushtruar dhunë mbi ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat