Vettingu në polici, Kuvendi rrëzon Dekretin e Metës

Shqipëria

Vettingu në polici, Kuvendi rrëzon Dekretin e Metës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:08
Foto

Ashtu siç pati paralajmëruar mazhoraca rrëzoi me 79 vota dekretin presidencial, i cili riktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për vettingun në polici.

Në foltore doli vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të hedhur poshtë argumentet e Presidentit se qeveria po ndikon politikisht procesin me ndryshimet e reja.

“Nëse nuk rrëzohet, ne rrëzojmë vettingun”, tha ministri Lleshaj para votimit.

Në mungesë të opozitës, asaj jashtë parlamentare, kreun e shtetit e mori në mbrojtje deputetja e listës së LSI-së Edlira Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat