Zgjedhje të parakohshme? Rama: Nuk ka shans!

Shqipëria

Zgjedhje të parakohshme? Rama: Nuk ka shans!

Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha në “Opinion” se nuk ka asnjë shans që ai si kryeministër dhe lider i shumicës të pranojë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, pasi kjo është një logjikë që nuk ka lidhje me shtetin.

Rama tha se logjikën e anulimit të lojës e përdor me djalin e tij të vogël, Zahon, kur luan, porse kjo logjikë nuk ka lidhje me raportin e të zgjedhurve me zgjedhësin.

Mirela Milori: Përse ju për zhbllokuar situatën nuk bini dakord për qeveri tranzitore deri në Shtator a tetor kur kërkohet, hyni përsëri në zgjedhje dhe fitoni bindshëm?

Edi Rama: Këtë logjikë unë e përdor me Zahon, d.m.th. kur luajmë dhe kur kërkohet anulim loje unë e pranoj anulimin e lojës, por kjo logjikë nuk ka lidhje me shtetin, me marrëdhëniet mes institucioneve dhe publikut dhe nuk ka lidhje me raportin e të zgjedhurve me zgjedhësin. Kush jam unë këtu? Që unë bëkam anulim loje dhe futemi edhe një herë nga e para, kujt ia kanë për borxh këtë populli?….Janë disa që po na thonë ne jemi gati të çmendemi, dhe ne jemi gati të hidhemi në erë dhe t’ju marrim të gjithëve me vete, prandaj ju tani anuloni lojën. Nuk ka shans! Nuk ka shans! Nuk ka shans! Sepse nuk jemi tek fusha e vogël e lojës në Surrel, ku ka anulim loje dhe i lëmë të bëjnë edhe ndonjë gol. Jemi në kushtet kur po flasim për gjëra shumë serioze dhe kjo teoria që meqë ai nuk i fiton zgjedhjet, pse nuk i bën edhe një herë nga e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat