Kujtim Gjuzi tha se i qepte pantallonat Ramës, reagon Kryeministri

Shqipëria

Kujtim Gjuzi tha se i qepte pantallonat Ramës, reagon Kryeministri

Më: 17 maj 2019 Në ora: 08:51
Edi Rama dhe Kujtim Gjuzi

Dy ditë më parë deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi deklaroi se profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se Edi Rama i ka qepur tek ai pantallonat e para, dhe pastaj mësoi vetë.

Por këtë të enjte Kryeministri Edi Rama i ftuar në opinion komentoi deklaratën e tij, duke mohuar.

Megjithatë kreu i qeverisë shti se nuk është sekret fakti që dëshiron të bëhet rrobaqepës.

“Nuk kam qepur asnjëherë pantallona, por e kam thënë që jetën e tretë e kam thënë… Nuk do rri me denoncuesin dixhital unë. Në jetën e tretë kam dhe shumë dëshirë të qep. Në atë kohë nuk e kam njohur fare këtë, pantallonat në atë kohë kishte dy figura… Që unë dua të bëhem rrobaqepës kjo nuk është sekret”, u shpreh Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat