Kriza po tremb turistët/ Operatorët turistikë : Agjensitë po anulojnë prenotimet

Shqipëria

Kriza po tremb turistët/ Operatorët turistikë : Agjensitë po anulojnë prenotimet

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:24
Foto

Ka disa vite që vendi ynë e nis herët sezonin turistik me tendencë shtrirjen përgjatë gjithë vitit. Në Shqipëri ekzistojnë 2200 subjekte që ushtrojnë veprimtari turistike.

“Kishim 6 milionë turistë vitin e shkuar dhe për këtë vit parashikohen 15% më shumë”, tha Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Protestat e muajve të fundit kanë sjellë anulime apo mbajtjen pezull të rezervimeve.

“Ka turistë që po u kërkojnë agjensive vendet e tyre që t’i mbajnë pezull ose t’i anulojnë rezervimet, nga frika e ngjarjeve të fundit. Sigurisht që ka edhe qarqe antishqiptare që kane tendencë t’i zmadhojnë ngjarjet. Na ka ndodhur që turistët janë shkëputur nga grupi dhe nuk kanë ardhur në Shqipëri, por që janë bërë pishman kur miqtë e tyre që e kanë vizituar Shqipërinë ju kanë thënë se gjithçka është normale”, tha ai.

Shqipëria është nga vendet që 3-4 vitet e fundit ka që ka filluar turizmi i organizuar, turizmi me avione çarter që vijnë me paketa të organizuara.
Rrahman Kasa drejton Unionin Turistik Shqiptar, me 180 subjekte anëtarë në përbërje.

Ai pohon se ka patur reduktime të turistëve polakë.
Pasi si vend postkomunist me nivel ekonomie jo si vendet e Bashkimit Evropian kërkojnë ofertat të lira që i gjejnë në Egjipt e Tunizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat