Rama: Kush ka zgjedhur të dëmtojë është i dënuar të dështojë

Shqipëria

Rama: Kush ka zgjedhur të dëmtojë është i dënuar të dështojë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:44
Edi Rama

“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë është i dënuar të turpërohet e të dështojë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestave të dhunshme të opozitës.

Kreu i qeverisë publikoi foto nga puna që po bëhet për pastrimin e fasadës së Kryeministrisë, e cila ka qenë vazhdimisht objekt i akteve të dhunshme nga protestuesit e opozitës.

“Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat