Kryemadhi: Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi

Shqipëria

Kryemadhi: Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:30
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me maturantët nga gjimnazet e Tiranës. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se largimi i të rinjve nga vendi është një këmbanë alarmi.

“Edhe pse unë jam 45 vjeç dhe të njëjtat probleme kanë fëmijët e mi. Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë.

Ndërkohqë në anën  tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme. “-tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat