AKU nis aksionin në bregdet. Kontrolle në bare, restorante dhe dyqanet e zonave turistike

Shqipëria

AKU nis aksionin në bregdet. Kontrolle në bare, restorante dhe dyqanet e zonave turistike

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:26
Foto

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e sezonit të pushimeve, AKU do të nisë kontrolle në çdo bar, restorant dhe dyqan në bregdet.

Aksioni i parë ka nisur nga Fieri ku janë vendosur edhe gjoba.

“Kemi rastin e Fierit, është evidentuar një njësi tregtimi supermarket që tregtonte produkte ushqimore jashtë afatit të skadencës. Janë marrë masat e menjëhershme duke bllokuar produktin me qellim final asgjesimin e tij. Subjekti në fjalë është gjobitur pasi përveç mallrave të skaduar, më parë ka qenë objeket i inspektimit dhe detyrat e lëna nga institucioni nuk janë respektuar”, tha Pamela Radovani, AKU.

Sipas Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit, këtë vit numri i inspektimeve do të jetë 20% më i lartë, krahasuar me ato të një viti të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat