Parada e LGBTI; Marshimi në kryeqytet: Nuk është festë, por protestë - Bota Sot
Parada e LGBTI; Marshimi në kryeqytet: Nuk është festë, por protestë

Shqipëria

Parada e LGBTI; Marshimi në kryeqytet: Nuk është festë, por protestë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:49
Foto

Ne guxojmë, ne protestojmë, ne të drejtat po kërkojmë, neve frika s’na ndalon, ne guxojmë ne protestojmë. Kjo është një pjesë nga himni i komunitetit LGBTI, të cilët po protestojnë në kryeqytet.

“Unë jam transgjinore. Kam mbështetjen e familjes. Paragjykime ka, por kam vendosur të mos dëgjoj. Kam ardhur nga Vjena, jam kosovare”, shprehen disa prej tyre.

“Në kohën tonë këta i shanim”, thotë një zonjë.

Ambasada Pink i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të kërkojë ndjesë publike ndaj gjithë të dënuarve LGBTI, gjate regjimit të komunizmit. Sipas saj presidenti i vendit duhet të ushtrojë faljen e dënimit për gjithë personat LGBTI të dënuar gjatë dikaturës.

“Gej, lesbike, bi, trans, krenare, revolucionare, jena knej, jena gej, s’është festë, është proteste”, kështu mbyllet himni i komunitetit që i bën thirrje familjeve dhe shoqërisë t’i thonë ndal Transfobise dhe Homofobisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...