Vasili kujton si Rama kërcënonte në 2006: "Zgjedhje nuk do të ketë"

Shqipëria

Vasili kujton si Rama kërcënonte në 2006: "Zgjedhje nuk do të ketë"

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:02
Petrit Vasili

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kujtuar kërcënimin, që Rama bënte përpara zgjedhjeve të 2007. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili tha se Rama kërcënonte Berishën, duke thënë se zgjedhje nuk do të ketë.

Petrit Vasili: Andi Përmeti, i cili ka një mandat prej më pak se 4 javësh, në 25 prill ka bërë betimin, raportohet nga Parlamenti monist, i shkatërruar i përdhunuar i këtij vendi, sikur ka 6 muaj si deputet. Dy javë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2007 që zhvilloheshin në janar dhe çfarë thoshte Rama në 24 dhjetor për Sali Berishën: Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve, ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon. Ndërsa ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat