Spahiu: VV-ja e huaj në Shqipëri, nuk do ketë mbështetje

Shqipëria

Spahiu: VV-ja e huaj në Shqipëri, nuk do ketë mbështetje

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:26
Nexhmedin Spahiu

Për analistin Nexhmedin Spahiu, Lëvizja Vetëvendosja nuk do të gjejë mbështetje në Shqipëri. Në një lidhje me skype për RTV Ora, ai tha se në Shqipëri VV është e huaj.

Analisti theksoi se partitë kosovare nuk duhet të hyjnë në punët e Shqipërisë dhe se duhet të kenë marrëdhënie vëllazërore me të gjitha forcat politike.

Nexhmedin Spahiu: Nuk e besoj se do të gjejë mbështetje në Shqipëri. VV shihet e huaj në Shqipëri dhe vetëm një numër intelektualësh mund të ngjiten me të. Përderisa nuk ka mbështetjen e popullit, një parti nuk mund të jetë e madhe. Nuk e quaj punë me mend atë që ka bërë VV, sepse VV si gjithë partitë e tjera në Kosovë duhet të ruajë raporte të mira me partitë ekzistente në Shqipëri, të kenë raporte vëllazërore dhe mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë. Njerëzit në Kosovë e njohin pak realitetin në Shqipëri dhe njerëzit në Shqipëri e njohin pak realitetin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat