Dorëheqja e Kurtz, Strazimiri: Austria demokraci, jo narko-shtet që drejtohet nga një bandë - Bota Sot
Dorëheqja e Kurtz, Strazimiri: Austria demokraci, jo narko-shtet që drejtohet nga një bandë

Shqipëria

Dorëheqja e Kurtz, Strazimiri: Austria demokraci, jo narko-shtet që drejtohet nga një bandë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:47
Gent Strazimiri, Edi Rama

Vijojnë reagimet nga politika shqiptare pas dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurz, pas publikimit të video-skandalit ku përfshihej zëvendësi i tij.

Më i fundit është reagimi i ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se, ndryshe nga Shqipëri që drejtohet nga një bandë mëkatarësh, Austria është demokraci.

Reagimi i plotë i Gent Strazimirit:

Brenda ditës, Sebastian Kurz dëgjoi zërin e njërëzve të grumbulluar para zyrës së tij dhe mbi të gjitha zërin e NDËRGJEGJES së tij!
Për Sebastian Kurz, thjesht fakti që një politikan është përfshirë në një ambient ku flitet për keqpërdorim të pushtetit, taksave të austriakëve dhe ligjeve të shtetit: Mjaft është Mjaft!

Sebastian Kurz thotë edhe se mundej të nderronte thjesht “kokat në kabinet” , por kjo nuk do të ishte në të mirë të vendit!

Sebastian Kurz thotë se në pushtet nuk ka ardhur për karrigen, por për të zhvilluar edhe më shumë vendin e tij te mrekullueshëm, dhe se kjo është e pamundur kur ekziston qoftë edhe një hije e vogël dyshimi mbi seriozitetin e këtij misioni!

Sebastian Kurz, kërkoi zgjedhje të parakohëshme, sa më shpejt të jetë e mundur!

Sebastian Kurz nuk tha “me të tilla protesta unë rri në pushtet edhe 100 vjet”, por dha dorëheqjen!

Sebastian Kurz nuk urdhëroi policinë të shpërndajë me gaz lotsjellës popullin.

Sebastian Kurz njoftoi popullin e tij se në pak orë do merrte vendimin e duhur!

Sebastian Kurz është Kryeministër, nuk është horr!

Sebastian Kurz është patriot, jo plaçkitës i Atdheut!

Austria është DEMOKRACI, jo narko-shtet që drejtohet nga një bandë mëkatarësh të vjetër e të rinj!!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...