Balluku nuk mban premtimin: Rruga Tiranë-Elbasan nuk u hap në 17 maj

Shqipëria

Balluku nuk mban premtimin: Rruga Tiranë-Elbasan nuk u hap në 17 maj

Më: 18 maj 2019 Në ora: 22:16
Belinda Balluku

"Deri në 17 maj ne deklarojmë me përgjegjësi që e gjithë rruga do të jetë e përfunduar dhe do të dorëzohet sipas kushteve teknike që parashikohen", ka thënë Belinda Balluku.

Ky është një nga premtimet dhe garancitë që dha ministrja Belinda Balluku pas marrjes së detyrës. Por ashtu si dhe shumë raste të tjera edhe këtë herë gjithçka duket se kanë mbetur fjalë.

I vetmi ndryshim ka qenë hapja e një segmenti ditën e verës, kur dhe u inspektuan punimet e më pas rrugën Tiranë -Elbasan e mbyti heshtja.

Situata mbetet edhe më skeptike duke pasur parasysh faktin se ministrja e re ka kufizuar ndjeshëm fondet për investimet në projektet rrugore.

Në fakt premtimi i bërë në ERTV prej Ballukut ishte për hapjen e plotë të rrugës në 17 maj, dy vite pas marrëveshjes Rama - Basha. Por me sa duket ministrja e re e Infrastrukturës nuk arriti që të mbante fjalën e dhënë për të ulur dhe impaktin e reagimit të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat