“Nuk e shkrova unë parullën për Borchardt, policia më përndjek”

Shqipëria

“Nuk e shkrova unë parullën për Borchardt, policia më përndjek”

Më: 19 maj 2019 Në ora: 07:30
Viosana Kokla

Viosana Kokla ndiqet penalisht duke u akuzuar për parullën “Borchard turp të kesh”, dhe shkrimin në shtëpinë e ambasadorit. Mohon çdo akuzë dhe thotë se që prej dhjetorit është nën vëzhgim nga efektivët e policisë.

Kryeministri Edi Rama, duket se nuk do ta ndalë hakmarrjen ndaj studentëve të cilët protestuan dhe e kundërshtuan në takimet publike gjatë protestave të dhjetorit. I tillë, është edhe rasti studentes së Arkitekturës Viosana Kokla, e cila në 20 dhjetor i tregoi mesazhet kërcënuese që ky i fundit i kishte dërguar në numrin e saj të telefonit. Në një intervistë për “Shekulli”, studentja tregon se është ndjekur penalisht një ditë më parë nga policia, duke u akuzuar si një prej studentëve e cila shkroi parullën “Borchard turp të kesh” dhe po ashtu shkroi në murin e shtëpisë së ambasadorit. Ajo bën me dije, se nuk ka qenë studentja e cila ka bërë një veprim të tillë, duke shtuar se e gjithë kjo është një hakmarrje për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin. “Z. Rama nuk pati se si të merrte hak ndaj meje, që në momentin kur unë i tregova në sytë të gjithëve mesazhet shantazhuese të bëra prej tij. Shoqërimi im në komisariat nuk është asgjë më shumë, vetëm hakmarrje. Prej momentin që unë jam përplasur me kryeministrin deri më sot, kam qenë nën survejimin e policisë”, thotë studentja.

Shoqërimi

Në këtë intervistë, studentja tregon edhe mënyrën se si është shoqëruar në polici, e po ashtu bën me dije se është detyruar nga efektivët të firmos një deklaratë për të cilën nuk ka qenë dakord. ” Më detyruan të firmosja një deklaratë, e cila konfirmonte se unë kam qenë pjesë e grupit i cili shkroi në murin e shtëpisë së ambasadorit. U stepa, nuk doja ta firmosja, pro më thanë se nëse nuk e bëj, do të kaloja një natë në paraburgim. Në një farë mënyre u detyrova të nënshkruaj për diçka të cilën unë nuk e kam bërë”, rrëfen ajo. Më tej shton se në momentin e arrestimit, ka qenë pranë shtëpisë dhe është gjendur në befasi. “Kur ka ardhur policia, kam qenë duke dal nga shtëpia. Ishte makina e policisë dhe disa civil. Më shoqëruan në Komisariatin nr.1, duke më ushtruar presion për rreth një orë. Si fillim më thanë se nuk mund të njoftoi asnjë që jam në komisariat, më pas më bën me dije se më kërkoni prej kohësh. Ndërkohë që unë nuk jam fshehur, kam qenë në punë dhe në shkollë gjatë gjithë kohës. Prej kohësh kam qenë e piketuar nga forcat e policisë. Emri im figuron në të gjitha komisariatet e Tiranës, prej muajit dhjetor”, sqaron ajo.

Protesta

Studentja thotë se pavarësisht presioneve të vazhdueshme dhe kërcënimeve që kanë marrë, ditën e mërkurë më 22 maj ata do u rikthehen protestave para Ministrisë së Arsimit. Viosana thotë se më shumë se kurrë kanë të drejtë të ringrihen edhe më fuqishëm, pasi nuk është plotësuar asnjë prej kërkesave të artikuluara gjatë protestave të dhjetorit. “Ne kemi shumë arsye për t’u ringritur sërish në protesta edhe më të fuqishme. Deri më tani, me çdo VKM që kryeministri ka nxjerr thjeshtë ka thelluar krizën në universitet. Ditën e diel do të mblidhen të gjithë Këshillat Studentor të çdo fakulteti, për të diskutuar mënyrën se si do të koordinohen. Studentët janë më shumë se kurrë gati, për të mos u kthyer më pas dhe për të protestuar për disa kushtet që janë minimale dhe lehtësisht të realizueshme”, thotë ajo.

Keqtrajtimi i studentëve

Dardan Alemta, është një tjetër student i cili ka qenë mjaft aktiv në protestat e studentëve dhe një prej personave të cilët u ngujua deri në fund në fakultetin e Drejtësisë. Prej 17 marsit, pasi gjuajti me bojë kryetarin e bashkisë ErionVeliaj, në shenj revolte, pasi ky i fundit i ofendoi për qëndresat e tyre në dhjetor, ndaj tij janë marr masa. Ai thotë se ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”, prej 13 prillit. ” Për më shumë se një muaj, jam në arrest shtëpie. Policia private më ka bërë padi për nxjerrjen e bankave te Politekniku dhe mbylljen e derës së universiteti. Po ashtu më ka bërë padi bashkia, pas sulmit me bojë kundër kryetarit të bashkisë”, thotë ai. Sipas studenti e gjithë kjo është një hakmarrje për shkak të protagonizmit që ka pasur në protestat e dhjetorit. “Unë kam dashur ti shkojmë deri në fund kauzës sonë. Gjatë protestave, ne kemi qenë kundër çdo politike. Ne kurrë nuk protestuam me flamurin e një partie, por me flamurin kombëtar. Thjeshtë kemi kërkuar plotësimin e disa pikave, të cilat nuk mendoj se do të realizohen ndonjëherë”, nënvizon ai. Po ashtu bën me dije masa e dhënë ndaj tij, e ka bërë të humbasë shumë orë mësimi.

Përplasja me Ramën

Në debatin e 20 dhjetorit, ku kryeministri Rama ka qenë i ftuar nga studentë e Arkitekturës të Universiteti Politeknik, studentja e këtij fakulteti Viosana Kokla, tregoi mesazhet që kishte shkëmbyer me kreun e qeverisë. Kokla i kërkoi Ramës që të sillet si një burrë shteti dhe t’i përgjigjet kërkesave të studentëve. “Unë ju bëj thirrje ju të silleni si kryeministër dhe diplomat. Ju duhet që të kërkoni ndjesë se na keni quajtur ngelësa, ke bërë gabim që na ke quajtur ashtu dhe për këtë duhet të kërkosh ndjesë. Vijon të fyesh, në Vlorë përdore shprehje si “llum kazani”, na kërkoni ne të kemi respekt kur flasim, por ju ofendoni herë pas here. Ne nuk jemi të paedukatë, jemi studentë të revoltuar”, i tha ajo asokohe. Më pas i tregoi edhe mesazhet e shkëmbyera mes tyre. “Me ke marrë vonë në telefon, duke thënë broçkulla. Nuk na kërcënoni dot duke na thënë që do t’u heqim prindërit nga puna apo duke na kërcënuar. Ky nuk është dialog, por i manipuluar”, i tha ajo. Nga ana tjetër, kryeministri i kërkoi të largohet nga kjo mbledhje. “Çohu dhe ik!”.

Hakmarrja e vazhdueshme ndaj studentëve të protestës

Humbja e debatit të kryeministrit më studentët në mënyrë të vazhdueshme, i ka bërë këta të fundit të përballen me pasoja të rënda. Shoqërimet e tyre në komisariate dhe dhuna e policisë, ka qenë gjithmonë e pakursyer për të rinjtë që u ekspozuan më së shumti në protestat e dhjetorit. Vilson Kulemani, student i vitit të tretë, denoncoi në gazetën më datën 27 mars, se si oficerët e policisë morën nga fakulteti për ta dërguar në Komisariatin nr.1. Gjatë fjalës së tij, studenti bëri me dije, se e gjithë kjo ka qenë një formë presoni e policisë për të marr hak ndaj protestave. Po ashtu, ai ta se shoqërimi është bërë me kallashnikov në kokë, duke rënduar gjendjen e tij psikologjike. “Gjatë shoqërimit, policët kanë qenë të pajisur me kallashnikov. Sipas meje, e gjithë kjo është një formë presioni, dhe kur u kam kërkuar arsyen se përse po shoqërohem me kallashnikov, janë përgjigjur se unë jam një preson me rrezikshmëri të lartë, duke i detyruar të përdorin këto masa”, tha ai asokohe. Studenti Arbër Kola, është një tjetër student, ku policia ka ushtruar forcë ndaj tij. I riu denoncoi se ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”, më 21 mars nga opozita. ” Unë akuzohem për pjesëmarrje në protestë të paligjshme, dhe kundërshtim të punonjësve të rendit. Kanë kapur një foto timen me dorën sipër, dhe pretendojnë se unë kam hedhur sende të forta në drejtim të policisë. Dua të bëj me dije se nuk ka pasur asnjë punonjës policie të lënduar në këtë protestë”, deklaroi ai. Jorges Gjikola është shoqëruar me fraktura dhe hemorragji të brendshme, në komisariat. Studenti u mbajt për tre ditë në paraburgim. Gesard Hazisi, studenti i Gazetarisë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, është shoqëruar pak kohë më parë në komisariatin nr 1. Ndaj tij u ushtrua dhunë fizike nga efektivët e policisë. Por hakmarrja nuk u ndal me kaq. Të riut u hoq e drejta për të marrë bursë edhe pse e kishte fituar atë. Ai konfirmoj se e gjithë kjo vjen si pasojë e protestave dhe mos bindjes së tyre për tu rikthyer në auditorë gjatë protestave.

Brochard i përgjigjet “turpit” me shpjegimin: Armiq të popullit!

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka folur për herë të parë, pasi sulmit që iu bë banesës së tij, ku të rinjtë e forumeve politike shkruan në murin e pallatit të tij “Turp për ju”. I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”, Borchardt ka folur dhe për politikanët e sotëm shqiptar. Sipas tij politikanët shqiptarë mjerisht që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si “armiku të popullit” dhe me këtë po i shkaktojnë një dëm shoqërisë. “Në dramë dhe në histori, koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti. Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”. Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit. Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat. Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. KarlPopper ka identifikuar një radhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri. Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet – janë përgjigjet e tij thelbësore. Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore. Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë”, është shprehur Borchardt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat