Diplomati pyet komisionerin Hahn: Nëse mbështesni dorëheqjen e Kurz, pse në Shqipëri praktikoni standard tjetër

Shqipëria

Diplomati pyet komisionerin Hahn: Nëse mbështesni dorëheqjen e Kurz, pse në Shqipëri praktikoni standard tjetër

Më: 19 maj 2019 Në ora: 21:19
Pamje nga takimi

Diplomati Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërise në Britaninë e Madhe ka komentuar dorëheqjen e kancelarit austriak Sebastian Kurz, pas një videoje, ku zëvendesi i tij, Heinz-Christian Stracheu  premtonte favore disa oligarkëve rusë.

Berisha, në një status në Facebook, pyet komisionerin e lartë te BE-së, Johanes Hahn, nëse është dakord me vendimin e Kurz. Nëse po, atëhere “pse mbani një pozitë të ndryshme dhe një standard të dyfishtë sa i takon Shqipërisë”.

“Pas dorëheqjes së Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz kam një pyetje për Johannes Hahn, politikani austriak dhe komisioneri i BE që mbikqyr Shqipërinë: Komisioneri! Cili është mendimi juaj për dorëheqjen e kancelarit të vendit tuaj, Sebastian Kurz? Si një austriak, dhe një qytetar evropian, a jeni dakord me vendimin e tij, apo e kundërshtoni atë? Nëse po, pse mbani një pozitë të ndryshme dhe një standard të dyfishtë sa i takon Shqipërisë?”, shkruan Berisha.

Pavarësisht se opozita ka djegur mandatet që prej muajit shkurt, për shkak të skandalit të blerjes së votave, të publikuar nga Zëri i Amerikës, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka ndër mend të largohet nga posti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat