Festa e mjaltit në Korçë - Bota Sot
Festa e mjaltit në Korçë

Shqipëria

Festa e mjaltit në Korçë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 07:24
Korçë

Mjalti i bletëve nga trevat shqiptare është sjellë në një panair të vetëm në Korçë, ku është organizuar për herë të parë Festa e Mjaltit.

Në Ditën Botërore të Bletës, bletërritësve nga Shqipëria u janë bashkuar edhe ata nga trevat mbarëshqiptare të Maqedonisë, Kosovës dhe Greqisë, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e këtij produkti, por edhe në përpjekje për të kapërcyer sfidat që vijnë si pasojë e kërcënimit nga faktorë të ndryshëm të bletëve në gjithë botën.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo vlerësoi punën e bletërritësve ndërsa garantoi mbështetjen për zhvillimin e aktiviteteve të tjera, duke theksuar se rajoni i Korçës mbetet një prej zonave më të rëndësishme për prodhimin e mjaltit.

Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë përllogariten 365 mijë koshere bletësh, ndërsa në Maqedoni janë 242 mijë të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...