Gruaja i helmoi nënën, i riu flet në gjykatë: Ja si e mora vesh vdekjen - Bota Sot
Gruaja i helmoi nënën, i riu flet në gjykatë: Ja si e mora vesh vdekjen

Shqipëria

Gruaja i helmoi nënën, i riu flet në gjykatë: Ja si e mora vesh vdekjen

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:14
Oltion Lame, Lirie Lami dhe Marjana Çmeta

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dëshminë e Oltion Lames, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish- bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta. Kjo e fundit dyshohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami, duke e helmuar me fostoksinë.

Gjatë seancës së sotme djali i viktimës, Oltioni, dëshmoi mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës nga videoja e Hoxhës.

Sipas tij, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.

Ditën e ngjarjes, nëna tha i riu, kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë.

Dëshminë e tyre e dhanë edhe 6 persona të tjerë, të afër të familjes Lami dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.

Vrasja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm një vit më parë policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeçaren, Marjana Çmeta. Në atë kohë, Çmeta ishte tetë muajshe shtatzënë dhe mendonte si e si ta mbyste vjehrrën.

Marrëdhënia jo e mirë që kishte me Lirien aso kohe 47-vjeçe që mendonte se ishte pikërisht ajo shkaktarja që martesa e saj nuk po shkonte mirë kishte thurur planin.

Pas vrasjes ajo është rrëfyer te hoxha, ku ka zbuluar se çfarë ndodhi atë ditë, ndërsa lutej që ajo të vdiste dhe të mos merrej vesh e vërteta. Gjithashtu, në këto biseda, e reja ka treguar se si e joshi vjehrrën ta pinte lëngun me fostoksinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...