Jetë luksi në qeli, Safet Bajri publikon video në instagram nga burgu

Shqipëria

Jetë luksi në qeli, Safet Bajri publikon video në instagram nga burgu

Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:25
Safet Bajri

Safet Bajri, i cilësuar si kreu i grupit të “Bajrave” i arrestuar pak kohë më parë në një superoperacion në Shkodër, po vuan dënim në burgun 313 në Tiranë.

Ai akuzohet për një sërë veprimtarish kriminale, po sot ai është rikthyer në vëmendje të medieve.

Shkak këtë herë është një postim i tij në rrjetet sociale. Edhe pse i burgosur, kjo nuk e ka penguar Bajrin që të mbajë celularë (ndonëse është e ndalur) e aq më tepër që të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar në video teksa është duke parë spektaklin e humorit “Portokalli”.

Mediat belge kanë shkruar se Bajri bënte jetë luksi në Belgjikë dhe duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar me arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat