Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit

Shqipëria

Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:08
Sussane Schütz

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Sussane Schütz ka thënë se Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit.

“Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje”, thotë ajo.

Reagimi i plotë

“Në bazë të këtij raporti, qeveria gjermane dhe parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për hapin e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në BE, domethënë hapjen e negociatave të pranimit në BE.

Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje.

Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse, megjithatë, kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE. Unë jam i sigurt se këto zhvillime janë ndjekur nga afër edhe nga ata aktorë të jashtëm që kanë interes në këtë rajon”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat