Ballsh, i riu me makinë përplas për vdekje 48-vjeçarin

Shqipëria

Ballsh, i riu me makinë përplas për vdekje 48-vjeçarin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:49
Foto

NJë 48-vjeçar këmbësor është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në Ballsh, rreth orës 13:15.

Sipas policisë "shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë".

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat