Studentët në protestë/ Tubimi dy ditë para protestës së opozitës

Shqipëria

Studentët në protestë/ Tubimi dy ditë para protestës së opozitës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:24
Studentët, protestë Shqipëri

4 muaj pas protestës studentore të dhjetorit dhe 3 ditë para protestës të paralajmëruar nga opozita, një grup studentësh u mblodhën këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, arsim më cilësor si dhe për të hedhur poshtë Paktin për Universitetin.

Studentët në shenjë revolte thyen me gur xhamat e ndërtesës së Ministrisë dhe dogjën kushtetutën dhe letra. Ky akt dhune u kundërshtua nga profesoresha amerikane, Lory E. Amy e cila ka qenë mbështetje për studentët në protestat e mëparshme.

“Kjo është një godinë për arsimimin. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim. Nuk sulmohen institucionet”, tha ajo.

Ndërsa Lëvizja për Universitetin i tha Top Channel se nuk ishte organizuesja e protestës, si në protestën që nisi më 4 dhjetor të 2018-ës.

Ndërsa pjesëmarrja ishte e ulët pasi, studentët kanë qenë të frikësuar se protesta do të merrte drejtim politik.

Më të prekur nga pikat e parealizuara janë studentët e masterit. Ndërkohë që mësimi është zhvilluar normalisht në auditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat