KPA shkarkon një tjetër anëtar të Gjykatës së Lartë, “ngel” edhe Edmond Islamaj

Shqipëria

KPA shkarkon një tjetër anëtar të Gjykatës së Lartë, “ngel” edhe Edmond Islamaj

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:45
Edmond Islamaj

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk ka kaluar sitën e Vetting, duke u shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ai ishte konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisioneri Publik e apeloi vendimin.

Pas këtij vendimi Gjykata e Lartë mbetet me vetëm 3 anëtarë, në një kohë kur volumi i çështjeve që presin në Gjykatën e Lartë ka shkuar mbi 31 mijë dosje.

Ardian Dvoranin, Medi Bicin dhe Xhezair Zaganjori, janë tre anëtarët e fundit të Gjykatës së Lartë.

Shkarkimi i Islamajt sjell ngërç edhe në Gjykatën e Lartë, e cila nuk mund të marrë dot vendim, pasi anëtari tjetër, Medi Bici, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë që Dvorani është njëkohësisht edhe kryetar i KED, ndërsa Xhezair Zaganjori pas konfirmimit nga KPK, është ankimuar në KPA, e pritet që në ditët në vijim të vendoset edhe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat