“Edhe Kodi Zgjedhor kundër Ramës”, Luçiano Boçi: Garë me një kandidat nuk mund të ketë - Bota Sot
“Edhe Kodi Zgjedhor kundër Ramës”, Luçiano Boçi: Garë me një kandidat nuk mund të ketë

Shqipëria

“Edhe Kodi Zgjedhor kundër Ramës”, Luçiano Boçi: Garë me një kandidat nuk mund të ketë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:08
Luçiano Boçi

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ndërsa është ndalur tek zgjedhjet lokale, thotë se ato nuk mund të zhvillohen pa opozitën, pasi Kodi Zgjedhor nuk parashikon garë me një kandidat.

Në një postim në facebook, ndërsa ka publikuar edhe nenin 166 të Kodit, Boçi shkruan se aty përcaktohet qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi.

Postimi i plotë:

PSE PRESIDENTI NUK MUND TA MBROJË 30 QERSHORIN E RAMËS?

Rama i kërkon Metës që ky i fundit të mos sulmojë Reformën me anë të së cilës Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, por të mbrojë 30 qershorin e dekretuar.

Të mbrojë pra të pambrojtshmen: turpin zgjedhor që po përgatit Rama.

Rama nuk po e kupton ende që ka kundër jo vetëm qytetarët, jo vetëm opozitën, por dhe vetë Kodin Zgjedhor. Neni 166 i Kodit e përcakton qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi.

Kodi nuk parashikon garë me një kandidat. Zgjedhje pa opozitë nuk mund të ketë thotë Kodi.

Fituesi është produkt i votave pro krahasimisht me votat kundër, ose më saktë i votave të tjera pro që merr kundërshtari. Mbrojtja e vetme për Ramën mund të ishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti është shumë i qartë. Për ironi të fatit Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. E ka humbur toruan nga paniku. Edhe kur i japin “këshilla” fillon e bërtet. 25 Maji është shumë afër, prandaj!!!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat