U arrestua në palestër, gjykata merr vendimin për ‘Kimin’ e kërkuar nga Gjermania

Shqipëria

U arrestua në palestër, gjykata merr vendimin për ‘Kimin’ e kërkuar nga Gjermania

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:43
Shkëlqim Kastrati

Gjykata e Tiranës caktoi 40 ditë burg për Shkëlqim Kastratin, kosovarin e arrestuar disa ditë më parë në Tiranë, pasi ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.

Kastrati u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi dyshohet si autori i një vrasjeje të mbetur në tentativë, ndërsa deri në pritjen e kërkesës për ekstradim nga autoritetet gjermane, Shkëlqim Kastrati do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

23-vjeçari Shkëlqim Kastrati rezulton i përfshirë në një tentativë vrasjeje në dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen të Gjermanisë. Pas ngjarjes u arratis, ndërsa Prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion për gjetjen e tij. Sherri, në të cilin u përfshi 23-vjeçari, nisi pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte urdhërndalimi, Kastrati i njohur edhe si Kimi, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rëndë personit të plagosur, duke iu nënshtruar një operacioni.

ARRESTIMI

Ka qenë një operacion i Policisë së Tiranës, i koduar “Fitness”, që solli arrestimin e Kastratit, i cili fshihej në një banesë në rrugën e Durrësit në Tiranë. Operacioni i koduar “Fitness”, çoi në pranga Shkëlqim Kastratin, i lindur në Gjermani, por me origjinë nga Kosova.

I riu u arrestua në një palestër në kryeqytet nga ku edhe mori emrin operacioni. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e VillingenSchëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat