Minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit janë mbledhur para Prefekturës për të protestuar.
Protesta po zhvillohet për dhënien e statusit të minatorit.
Ndërkohë Syrja Ruçi, kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës u shpreh:”Protestojmë për të drejtat tona. Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tonë. Pension 35 mijë lekë të reja”.
Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale.
“Nuk na rimbursohen ilaçet. Nuk duam thërrime, duam statusin. Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë urie”, thonë ata.