Vendimi: Hajri Seferi do ekstradohet në Itali

Shqipëria

Vendimi: Hajri Seferi do ekstradohet në Itali

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:40
Foto

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka thënë PO ekstradimit të Hajri Seferit që cilësohet si kreu i bandës së Shijakut. 

Kundra këtij vendimi kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij duke u shprehur se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikimtë lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar Kriminal dhe krijim i grupit kriminal. 

Për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës por që akoma nuk është shqyrtuar çështja. 

Nëse Apeli i Durrësit vendos pro ekstradimit atëhere topi mbetet në derën e Ministres së Drejtësisë. Hajri Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016 në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit kriminal.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në vend të goditura nga operacioni "Volvo 4", në tetor 2018 rezulton që shtetasi Hajri Seferi, ishte ndërmjetës midis grupit kriminal të "Avdylajve" në Shijak dhe grupit të Delvinës dhe merrej me transport, shitje, trafikim dhe tregtim të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat