Ruajtja e qelizave staminale/ Bëhet edhe në Shqipëri pas lindjes - Bota Sot
Ruajtja e qelizave staminale/ Bëhet edhe në Shqipëri pas lindjes

Shqipëria

Ruajtja e qelizave staminale/ Bëhet edhe në Shqipëri pas lindjes

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:35
Salla

Ruajtja e qelizave staminale është një praktikë që funksionon prej vitesh në vendin tonë.

“Qelizat merren vetëm në momentin e lindjes. Merret gjak nga kordoni dhe në pjesë kordoni 1 apo 2 cm. Qelizat staminale quhen ndryshe si trashëgimi për gjithë familjen”, thotë Ledja Bozgo, obsteter- Gjinekologe.

Qelizat i shërbejnë jo vetëm atij prej nga merren, por edhe familjes. Qelizat staminale merren në spitale në Shqipëri dhe ruajtja bëhet në banka jashtë vendit.

Marrja e qelizave staminale është një praktikë që tek ne bëhet prej 6 vjetësh. Qelizat staminale ruhen deri në 20-25 vjet. Më pas është vetë personi madhor që vendos nëse do të ruhen apo jo qelizat e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...