Sherr me ballistë e partizanë/ Replika dhe fyerje në Kuvend për historinë e luftës - Bota Sot
Sherr me ballistë e partizanë/ Replika dhe fyerje në Kuvend për historinë e luftës

Shqipëria

Sherr me ballistë e partizanë/ Replika dhe fyerje në Kuvend për historinë e luftës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:26
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi është përfshirë sot nga një debat në lidhje me historinë gjatë luftës së dytë botërore. Debatet për rolin e ballistëve dhe partizanëve kanë shkuar deri në fyerje mes deputetëve socialistë dhe kryetarit të ballit kombëtar, tashmë deputet.

“Të biem kaq poshtë, në nivelin e këtij budallai këtu që nuk di asgjë për historinë… Kur ky zotëria thotë që Ballistët hanin pula, a e kuptoni çfarë thotë. Po ku keni ngrënë koka njerëzish”, u shpreh Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar.

Parlamenti është trazuar edhe njëherë tjetër nga debate për komunizmin. Shkak u bë raportimi Agron Tufës drejtorit ekzekutiv i Institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit. Deputeti Spartak Braho lëshoi goditjen finale nga foltorja e parlamentit ndaj Agron Tufës pas akuzave të ndërsjella mediatike muajt e fundit.

“Zoti Tufa, po ju them përsëri, e keni kthyer Institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Jo vetëm që jeni mbledhur aty, por po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën Antifashite Nacional Çlirimtare”, tha Braho.

Deputeti Braho nuk u mjaftua me kaq.

“Mjetet ligjore që organizojnë punën e këtij Instituti duhen ndrequr. Ose duhet të konceptojmë një organizim të ri, shkencor, ndoshta nën drejtimin e Akademisë së Shkencave në të Ardhmen. Ju zoti Tufa, duhet të kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë. E mendoj që detyrën e drejtorit ekzekutiv ta lini si i papërshtatshëm”, tha më tej Braho.

Por Rudina Hajdari qëndroi larg këtij debate duke u fokusuar në vizitat e saj logusese për integrimin në Francë dhe Holandë.

“Arroganca që mbizotëron në sjelljen e kësaj qeverie, si brenda edhe jashtë Shqipërie. Po e dëmton jashtëzakonisht shumë Shqipërinë. Ndodhemi në një moment shumë të vështirë për Evropën, por ndodhemi edhe në një moment shumë të vështirë edhe prë Shqipërinë”, tha Rudina Hajdari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...