Firmoset marrëveshja. Policia edhe nën vëzhgimin e prokurorisë

Shqipëria

Firmoset marrëveshja. Policia edhe nën vëzhgimin e prokurorisë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:26
Foto

Tirana është qyteti ku gjatë muajve të fundit janë zhvilluar disa protesta dhe ku emrat e mjaft protestuesve janë referuar për hetime të mëtejshme.

Por nën vëzhgim do të vendosen edhe efektivët e policisë gjatë protestave dhe tubimeve për të hetuar nëse e tejkalojnë apo jo detyrën. Sipas memorandumit të firmosur mes drejtueses së prokurorisë Tirane, Elizabeta Imeraj dhe Muhamet Rrumbullakut, drejtor i SHCBA, të dyja palët bien dakord që të përshpejtohen hetimet dhe në kohë rekord SHCBA të referojë materiale për efektivet kundravajtës.

Policët e kryeqytetit do të jenë nën lupën e njësisë task forcë të ngritur për këtë qëllime edhe për vepra të tjera sikurse është kultivimi i kanabisit, për të cilën edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi nga Korça procedimin e policëve pas datës 15 qershor, nëse në zonën që ata mbulojnë do të evidentohet mbjellje e bimës narkotike.

Efektivët do të mbikëqyren sipas memorandumin edhe gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 30 qershorit, për raportimin e ndërtimeve pa leje , lojërat e fatit dhe se sa ata i respektojnë të drejtat e shtetasve. Në njoftimin zyrtar thuhet se ky memorandum u firmos, për shkak të problematikave të evidentuara gjatë kësaj kohe, por edhe për shkak të uljes së hetimeve proaktive dhe referimeve nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat