Kuvendi miratoi seancën e kësaj të enjteje(23 maj) projektligjin për trajtimin financiar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve. Pr/ligji mori 77 vota pro, 12 kundër dhe 9 abstenim.
Para votimit, deputeti Ismet Beqiraj kërkoi zgjerimin e fashës së përfituesve.
Beqiraj: Të përfshihen edhe punonjësit e Institutit të Naftës.
Por ish-Ministri i Financave, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se amendimi i zotit Beqiraj u rrëzua në Komision.
Kundër projektligjit u shprehën edhe minatorët, të cilët protestuan sot para parlamentit. Ata thanë se shtesa 1% për pensionin është e pamjaftueshme dhe shtuan ndër të tjera se kërkesa e tyre është miratimi i statusit.