Kriza politike zgjidhet me Ramën e rrëzuar, apo opozitën e dorëzuar? Ja si përgjigjet Kastriot Islami - Bota Sot
Kriza politike zgjidhet me Ramën e rrëzuar, apo opozitën e dorëzuar? Ja si përgjigjet Kastriot Islami

Shqipëria

Kriza politike zgjidhet me Ramën e rrëzuar, apo opozitën e dorëzuar? Ja si përgjigjet Kastriot Islami

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:05
Kastriot Islami

Kastriot Islami është një figurë e njohur politike në Shqipëri, e si një njohës i mirë i arenës politike në Shqipëri ai ishte i ftuar në Top Talk.

E një prej pyetjeve që shumë shqiptarë të interesuar për politikën i bëjnë vetes, është se si do të zgjidhet kriza aktuale politike: Me Ramën e rrëzuar, opozitën e dorëzuar, apo me konsensus?

E përgjigjja e Kastriot Islamit është: “Mendoj se shanset që Rama të dorëzohet janë më të mëdha se sa të dorëzohet opozita. Nuk do të doja që të shkohej në një përplasje në zgjedhjet e 30 qershorit. Racionalisht Rama e arriti kulmin me një mazhorancë ilegjitime në 2017-ën, ka rrëshqitur gjatë këtyre 2 viteve, nuk ka qeverisur. Edhe nëse do t’i shpëtonte kësaj nuk do të kthehej më shumë se sa 2017. Pra do të vërtitej në vorbullën e po së njëjtës situatë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...