Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE/ODIHR të premten bën “prezantimin”

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE/ODIHR të premten bën “prezantimin”

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:09
Foto

Përmes një njoftimi për media OSBE/ODIHR do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku Ambasadori Audrey Glover, Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it, për vëzhgimin e zgjedhjeve, do të prezantojë rolin e misionit dhe aktivitetet e tij të ardhshme.

Njoftimi i plotë i OSBE
Me rastin e hapjes zyrtare të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve, të dërguar nga Zyra e OSBE-së, për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Shqipëri, të planifikuara për 30 qershor, misioni do të mbajë konferencë për shtyp, të premten, në Tiranë.

Ambasadori Audrey Glover, Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it, për vëzhgimin e zgjedhjeve, do të prezantojë rolin e misionit dhe aktivitetet e tij të ardhshme. Vendosja e misionit vjen si përgjigje ndaj ftesës së bërë nga autoritetet.

Vëzhguesit e ODIHR-it do të jenë në bashkëpunim me delegacionin e Këshillit të Europës, për vëzhgim dhe në përfundim të saj do të deklarojnë përfundimet, një ditë pas zgjedhjeve.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it dhe Misioni i OSBE-së në Shqipëri, veprojnë në mënyrë të ndarë dhe të pavarur sipas mandateve specifike të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat