Basha sulmon kandidatët e PS nga Valbona Sako te Pjerin Ndreu

Shqipëria

Basha sulmon kandidatët e PS nga Valbona Sako te Pjerin Ndreu

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:29
Lulzim Basha

Kreu i demokratëve Lulzim Baha gjatë një takimi në Vorë, ku i ftoi qytetarët e kësaj njësie bashkiake t’i bashkohen protestës së 25 majit sulmoi kandidatë e PS-së, për kryebashkiakë.

Basha tha se duke filluar nga Valbanona Sako, për të vijuar me Ymer Lalën, Agron Malajn, Dionis Imerajn, si dhe Pjerin Ndreu duhet të ishin marrë të pandehur, pasi sipas tij përmendnen në dosje për shitblerje votash.

Basha: Vëllezër dhe motra. Këto tre muaj e kanë transformuar tërësisht Shqipërinë pikërisht prej kurajos tuaj dhe të qindra e mijëra të tjerëve që sfiduan frikën, instrumentin e vetëm të sundimit të Edi Ramës, sfiduan propagandën përçarëse, sfiduan mashtrimin, dhunën, gazin lotsjellës dhe u ngritën me kurajo. Prej kurajos të gjithësecilit prej jush ka lindur një shpresë që e ka mbështrjellë si lavdia e zotit me bekim të gjithë Shqipërinë dhe i ka bashkuar të gjithë shqiptarët në këtë betejë. 

Ndaj sot jemi më afër se kurrë fitores së betejës sonë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, me votë të lirë dhe të ndershme. Për një Shqipëri të vlerave Evropiane. Edi Rama nuk ka shans ti detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetë rkrim elektoral. Shikoni se çka bërë vetëm 5 kanidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtëpërdrejtë  të dosjeve hetimore të shitblerjeve të votave. 

Valbona Sako e dyshuar dhe duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër. Njësoj si Agron Malajn, si Dionis Imeraj, si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur dhe po të kishim drejtësi funksionale duhet të ishin dënuar për shitblerjen e votës me krimin, në zgjedhjet e Dibrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat